Kirurgji orale

Klinika jonë ofron një ekip të specializuar dhe me shumë përvojë në kirurgjinë dentare dhe maksillofaciale.

Kirurgjia orale maksillofaciale është një specialitet i stomatologjisë që përqëndrohet në diagnostikimin, ndërhyrjen kirurgjikale (operacionin) dhe manaxhimin e sëmundjeve dhe çrregullimeve të dhëmbëve, nofullave dhe të fytyrës.

Ekipi ynë është i trajnuar për të trajtuar traumat, defektet ose çrregullimet e trashëguara apo të pësuara me pasoja në dhëmbë, nofull, infeksione në gojë, dhe gjithashtu në ekstraksione (heqjet) dhe operacionet e rasteve të ndërlikuara sikurse:

  • Ekstraksion i molarit të tretë (dhëmballë pjekurie)
  • Ekstraksion i vështirë (rrënjë, dhëmb të dëmtuar etj…)
  • Vendosja e implanteve dentare
  • Operacion teta e retinuar (dhëmballë pjekurie)
  • Operacion kanin i retinuar
  • Rezeksion Apikal (pa mbushje kanali)
  • Rezeksion apikal i molareve
  • Hemiseksion i molareve
  • Fraktura të ndryshme
  • Alveolo plastika

Dhëmballët e pjekurisë (Molari i tretë)

Molari i tretë është një nga ndërhyrjet më të zakonshme kirurgjikale orale maksillofaciale në klinikën tonë. Kjo procedurë kërkon kujdes në planifikimin e ndërhyrjes dhe aftësi të larta kirurgjikale, që janë specialitet i ekipit tonë. Me vetëm një ndërhyrje të kujdesshme nga specialistët tanë me përvojë kirurgjikale ju mund të shmangni komplikimet qe mund te lindin nga ndërhyrja në molarin e tretë.

Dhëmballët e vendosura keq shpesh hapin probleme. Kur ato dalin pjesërisht zona infektohet nga bakterie, dhe kjo mund të shkaktojë infeksion.
Rezultati- erë e keqe, dhimbje, sëmundje. Shtytja nga dhëmballa prish renditjen dhe gjëndjen e dhëmbëve të tjerë dhe mund të shkaktojë probleme serioze si tumore, cist etj… që mund të dëmtojnë nofullën dhe dhëmbët e shëndetshëm. Heqja dhe pastrimi zakonisht zgjidh problemin dhe heqja e herët rekomandohet për të shmangur problemet në të ardhmen.

Me ekzaminimin dhe fotografinë e gojës ne mund të vlerësojmë pozicionin e dhëmballëve dhe të kontrollojmë nëse mund të ketë probleme të tanishme ose të ardhshme.

Heqja kryhet në anestezi lokale pasi është analizuar rasti me kujdes dhe është përcaktuar mënyra më e mirë për ndërhyrje.

Dhëmbët kaninë

Dhëmbët e përparmë lart të njohur me gjuhën popullore si “dhembi qënit” ose canine janë të parët dhe shumë të rëndësishëm për kafshimin dhe copëtimin e ushqimit.

Ata janë më të gjatët, kanë rrënjë më të thella dhe janë shumë të fortë në mënyrë që të na ndihmojnë për të bërë kafshimin e ushqimit. Ata janë të parët që bëjnë kapjen e ushqimit dhe drejtojnë dhëmbët e tjerë në kafshimin e duhur. Normalisht këta janë të fundit ndër dhëmbët e përparmë të cilët dalin dhe bëjnë që dhëmbët e tjerë të përparmë të shtrëngohen. Nëse dhëmbët e përparmë bllokojnë hapësirën mund të ketë nevojë për ndërhyrje në mënyrë që ky dhëmb shumë i rëndësishëm të dalë dhe renditet si duhet.

Kjo pasi sa më shumë kohë të kalojë aq më e vështirë është dalja e tij edhe pse goja tashmë mund të ketë hapësirën e duhur për këtë dhëmb për të dalë.

Implante Dentare

Përsa i përket pjesës së implanteve, sqaruar me në detaje këtë shërbim mund ta gjeni tek shërbimet detnatre të klinikës sonë në webfaqe. Edhe vendosja e tyre ka një procedure kirurgjikale.

Për shumicën e pacientëve implantet dentare përfshijnë dy procedura. E para është vendosja e implantit në nofullën tuaj e cila është ndërhyrja e parë kirurgjikale. Për tre deri në gjashtë muaj pas kësaj ndërhyrjeje kirurgjikale kocka dhe mishrat rrethojnë implantin duke e bërë atë të bazohet fort si të ishte dhëmb normal në rrënjën e tij.

Pas kësaj vendoset pjesa tjeter e implantit, pjesa e sipërme apo quajtur ndryshe abutmenti që për më tepër është baza e mbajtjes edhe për kurorën.

Traumat Maksillofaciale (fraktura, thyerjet)

Specialistet tanë të kirurgjisë dentare bëjnë trajtimet e duhura për dëmtimet e fytyrës. Ata janë të specializuar në trajtimin e problemit emergjent, ndërhyrjes për rindërtim dhe rehabilitim të pjesës së dëmtuar që mund të vi nga probleme të ndryshme, përplasje, aksident etj. Ne ju garantojmë siguri, profesionalizëm dhe qetësi emocionale.

Kirurgu Maksillofacial Enver Ibrahimi me gjithë stafin kanë përvojë, janë të trajnuar dhe arsimuar për dëmtime të ndryshme që mund të keni në dhëmbë e gojën tuaj.

Shkenca dhe arti i trajtimit të këtyre dëmtimeve kërkon trajnim special dhe përvojë për të kuptuar se si ndërhyrja dhe trajtimi do të japin efekte afatgjata në pamjen e pacientit.

Frakturat që mund t’i keni si pasojë e traumës, shtrembërimet e dhëmbëve apo thyerjet, të gjitha këto do të gjejnë trajtimin e duhur dhe ndërhyrjen e duhur në klinikën tonë.

Panoramex
çmimi
10.00€

Fotografi e detajuar panoramike për të parë në mënyrë të qartë të gjitha strukturat anatomike të gojës përmes programeve të përshtatshme.

3D Radioskopi
çmimi
60.00€

Me këtë arrihet vlerësimi i cilësisë së eshtërave rreth zonës së implanteve për të parë të gjitha strukturat anatomike nga kënde të ndryshme.

Jeni në kërkim të një trajtimi dentar kualitativ dhe të përballueshëm? Rezervoni një vizitë.