Pse duhet të zgjedhni klinikën tonë?
Ne japim shërbim cilësor në parandalimin, restaurimin, dhe mundësi nga më të ndryshmet në trajtimet kozmetike dentare.
Nëse jeni të interesuar për shëndetin e gojës tuaj apo keni shtyrë një trajtim na kontaktoni sa më parë. Ne përqëndrohemi në zgjidhje që do të ju përmirësojmë hap pas hapi buzëqeshjen tuaj.
Ne mirëpresim fëmijën tuaj në klinikën tonë në Prizren, në mënyrë që ti ndihmojmë të ketë dhëmbë dhe gojë të shëndetshme që në hapat e parë të jetës. Kur fëmijët kanë kujdesin e duhur që në moshë të re, ju do të ulni mundësinë e problemeve dhe kushteve që dëmtojnë dhëmbët dhe mishrat e gojës.
Misioni ynë
Qëllimi ynë është ti shërbejmë komunitetit me shërbim të veçantë. Pjesë e këtij është komunikimi i efektshëm. Ne besojmë që sqarimi për problemet dhe diagnozat krijon marrëdhënie të forta pacient-doktor.
Për të ofruar shërbim dhe komunikim me të gjithë, ne bëjmë shpjegime për diagnozën dhe trajtimet edhe në gjuhë të huaja.
- Gjëja e parë që ju do të duhej të bënit është të shkoni te dentisti. Vizitën tek dentisti duhet bërë jo vetëm kur dhëmbi ju dhemb apo prishet, por në baza të rregullta dy herë ose së paku një herë mbrenda vitit. Pacientët tanë të rregullt rrallë ndodhë të kenë prishje të mëdha.
- Njerëzit i lënë pas dore dhëmbët e tyre për shumë lloje të arsyeve. Përderisa kostoja është dhënë shpesh si arsye. Frika, koha dhe sikleti janë po aq të zakonshme në këtë lloj arsyetimi.
- Dhëmbët e prishur turpërojnë shumë njerëz. Gjatë përvojës tonë ndër vite kemi parë njerëz të cilëve ju është ndryshuar jeta duke e bartur me vete një buzëqeshje të rrikthyer.