Profilaksi

Pastrimi i gurëzave dhe cipave

Sëmundjet periodontale (infeksion në mishrat e dhëmbëve, dhe kockave rreth tyre) janë një rrezik për shëndetin, i cili nuk largohet vetë, por kërkon trajtim profesional.

Sëmundjet periodontale janë infeksionet kryesore që shkaktojnë humbje dhëmbësh te të rriturit. Zakonisht në hapat e para nuk ka dhimbje dhe duke qënë se zhvillohen ngadalë personi mund të mos kuptojë që e ka këtë problem. Bakteriet shumohet dhe krijojnë toksina që dëmtojnë mishrat dhe kockat pranë rrënjës.

Përveç bakterieve shkaqe dhe risqe të tjera që mund të jenë nxitës për një shëndet të keq të mishrave janë: duhanpirja, mjekime të ndyshme, diabeti, kequshqyerja, flukse hormonale dhe përmbajtja gjenetike.

Kontrolli në klinikë dhe pastrimi klinik që kryejmë është masa e duhur për të shmangur probleme të tilla.

Nëse mishrat e dhëmbëve tuaj gjakosen kjo është një shënjë e infeksioneve periodontale.

Pastrimi gurëzave dhe cipave rikthen higjenën në gojën tuaj. Shpesh herë pastrimi i gurëzave dhe cipave nuk është i mjaftueshëm, sidomos në rastet kur pacienti e ka patur këtë problem prej kohësh duke lënë dhëmbët të dëmtohen pranë rrënjëve ose në pjesë të tjera.

Trajtimi i dhëmbëve, endodontia (trajtimi i rrënjëve) dhe në rastet më të dëmtuara ndërhyrjet kirurgjikale mund të jenë të nevojshme nëse nuk merren masat e duhura në kohën e duhur.

Pas trajtimit është kritike që pacienti të mbajë higjenë të mirë të gojës duke e larë dy herë në ditë, shplarë me solucione, dhe pastruar me fill pjesën midis dhëmbëve.

Kontrolli i herëpashershëm në klinikë është i nevojshëm që të mbajmë dhëmbë të shëndetshëm.

Fluorizimi

Çdo ditë mineralet humbin nga smalti i dhëmbëve tanë në sajë të bakterieve dhe acideve që formohen nga bakteriet në gojë të cilët sulmojnë smaltin. Rimineralizim nëpërmjet ushqimeve mund të jetë më i vogël se humbjet. Kjo çon në prishjen e dhëmbit.

Fluori shmang prishjen e dhëmbëve duke e bërë dhëmbin më rezistent ndaj acideve që vijne nga bakteriet. Gjithashtu fluori ndalon prishjen e herëshme. Te fëmijët e vegjël, fluori mbron dhëmbët duke i bërë ata të vështirë për tu prishur nga acidet.

Dëntistët mund të aplikojnë fluorin si xhel ose llak dhë ta shpërndajë nëpër dhëmbë.

Ky trajtim ka më shumë fluor sesa mund të merret normalisht, duke i shtuar mbrojtjen gojës suaj.

Fluorizimi është më i rëndësishëm për fëmijët midis 6 muajsh dhe 16 vjeç që është edhe koha që dhëmbët mbijnë. Sidoqoftë edhe të rriturit mund të përfitojnë nga fluorizimi. Studimet tregojnë se fluorizimi për ta forcon dhe zhvillon dhëmbët.

Panoramex
çmimi
10.00€

Fotografi e detajuar panoramike për të parë në mënyrë të qartë të gjitha strukturat anatomike të gojës përmes programeve të përshtatshme.

3D Radioskopi
çmimi
60.00€

Me këtë arrihet vlerësimi i cilësisë së eshtërave rreth zonës së implanteve për të parë të gjitha strukturat anatomike nga kënde të ndryshme.

Jeni në kërkim të një trajtimi dentar kualitativ dhe të përballueshëm? Rezervoni një vizitë.