Trajtime te fëmijët

Në dentistrinë pediatrike, procedurat dentare për fëmijët dhe të rinjtë ndjekin të njëjtat modele bazë si te procedurat për të rriturit përveç ndryshimit tepër të madh ku secili trajtim ndiqet me vëmëndje të madhe bazuar në nevojat e pacientit, qofshin ato fizike por dhe veçanërisht ato psikologjike.

Ne ofrojmë procedura pediatrike dentare dhe shërbime të lidhura dhe të dizenjuara për parandalimin e problemeve në të ardhmen si dhe rregullimin e problemeve në të tashmen.

Disa nga shërbimet tona pediatrike janë:

  • Silant (mbushje mbrojtese)
  • Mbushje e dhëmbit të qumeshtit pa heqje nervi
  • Mbushje e dhëmbit të qumeshtit me heqje nervi
  • Seanca të ndërmjetme kur dhëmbi ka infeksion
  • Mbushje e dhëmbëve të përhershëm

Metodat tona psikologjike për qetësimin dhe heqjen e tensionit ndaj pacientit të vogël përfshijnë: ambientin e qetë dhe pozitiv, motivimin e pacientit për të bashkëpunuar dhe për të qënë i qetë madje duke e pajisur pacientin e vogël me çertifikatë të sjelljes së mirë.
Fëmija këshillohet për rregullat e higjenës të cilat do ta ndihmojnë atë në parandalimin e problemeve me dhëmbët.

Panoramex
çmimi
10.00€

Fotografi e detajuar panoramike për të parë në mënyrë të qartë të gjitha strukturat anatomike të gojës përmes programeve të përshtatshme.

3D Radioskopi
çmimi
60.00€

Me këtë arrihet vlerësimi i cilësisë së eshtërave rreth zonës së implanteve për të parë të gjitha strukturat anatomike nga kënde të ndryshme.

Jeni në kërkim të një trajtimi dentar kualitativ dhe të përballueshëm? Rezervoni një vizitë.