Ortodonci

Trajtimet ortodonitike përdoren për të përmirësuar pamjen, pozicionimin dhe funksionimin e dhëmbëve të renditur keq ose të padalë plotësisht (bllokuar).
Trajtimi ortodontik mund të drejtojë dhëmbët dhe ti lëvizë ata në pozicion më të mirë.

Dëshironi buzëqeshje më të mirë?
Besojuni atë specialistëve tanë. Dhëmbë të drejtë e të rregullt.

Trajtimet ortodonitike përdoren për të përmirësuar pamjen, pozicionimin dhe funksionimin e dhëmbëve të renditur keq ose të padalë plotësisht (bllokuar).
Trajtimi ortodontik mund të drejtojë dhëmbët dhe ti lëvizë ata në pozicion më të mirë.

Duke përdorur mjete si telat ne arrijmë të rregullojmë pozicionimin e dhëmbëve. Trajtimi juaj do të varet saktësisht nga problemet e gojës tuaj.

Në disa raste ju mund të keni nevojë për tela dhe në disa të tjera për trajtime të dhëmbëve dalja e të cilave është e dëmtuar.

Kohëzgjatja e trajtimit varion në varësi të rastit, por zakonisht është midis 18-24 muaj.

Shumë njërëz kanë dhëmbë të rrotulluar ose të shtrembër, ose në raste të tjera dhëmbët e tyre nuk takohen saktë kur ata përtypin. Kjo do të thotë që dhëmbët kanë shumë më shumë mundësi për tu dëmtuar ose për tu sforcuar ose edhe t’i dëmtojnë muskujt e nofullës.

Në disa raste zhvillimi anormal i dhëmbëve dhe i nofullës ndikon në formën e fytyrës.
Të gjithë duan një buzëqeshje të bukur dhe specialistët tanë do ta bëjnë buzëqeshjen tuaj më të mirën që mund të arrini. Dhëmbet e drejtë jo vetëm që duken bukur por gjithashtu ju japin mundësinë që të kafshoni mirë ushqimin. Dhëmbët lartë dhe poshtë bashkohen ashtu si duhet dhe kështu është me e lehtë të kafshosh, përtypësh dhe flasësh.

Në klinikën tonë do të gjeni lloje të ndryshme të trajtimeve dhe materialeve ortodontike, duke filluar nga telat klasik, apo ata me material rezine, safir që janë pothuajse të padukshëm.

Panoramex
çmimi
10.00€

Fotografi e detajuar panoramike për të parë në mënyrë të qartë të gjitha strukturat anatomike të gojës përmes programeve të përshtatshme.

3D Radioskopi
çmimi
60.00€

Me këtë arrihet vlerësimi i cilësisë së eshtërave rreth zonës së implanteve për të parë të gjitha strukturat anatomike nga kënde të ndryshme.

Jeni në kërkim të një trajtimi dentar kualitativ dhe të përballueshëm? Rezervoni një vizitë.