Implante dentare

Nëse jeni i vetëdijshëm për një dhëmb që ju mungon, mbani proteza që janë të parehatshme, ose nuk doni të hiqni dorë nga struktura e mirë e dhëmbëve duke përdorur ura dentare, ju mund të përdorni implantet dentare.

Implantet dentare janë metoda më efektive për të zëvëndësuar një dhëmb që mungon. Ato ju ofrojnë një mundësi afatgjate për të rregulluar buzëqeshjen tuaj.

Implantet dentare përbëhen nga materiale si Titaniumi që është element i përshtshëm me trupin e njëriut.
Ato vendosen në mënyrë kirurgjikale në nofullën e sipërme ose të poshtme dhe veprojnë si spirancë për të mbërthyer dhëmbin zëvëndësues, duke kryer të njëjtin funksion si rrënja natyrore.

Pacientët ndihen të sigurtë me implantet e vendosura dhe ato janë mënyra më ë mirë për të zëvëndësuar dhëmbët e munguar.

Zakonisht vendosja e një implanti përfshin këto dy faza:

Në fillim kirurgu ynë e vendos implantin në nofull. Ngrënia e ushqimeve të buta mund të rekomandohet për një periudhë afatshkurte. Kocka përreth implantit ngjitet me implantin në një proces natyral i cili quhet osteointegrim. Për disa pacientë mund të kërkojë disa muaj derisa të kemi osteointegrimin e plotë, ndërsa për disa të tjerë procesi mund të kryhet me një vizitë të vetme.

Faza e dytë është vendosja e dhëmbit/dhëmbëve artificial. Për rastin e një dhëmbi të vetëm dentisti i cili ka krijuar me laborantët tanë kurorën dentare për gojën tuaj bën vendosjen e saj. Për raste të tjera kur zëvëndësohet më shumë se një dhëmb, dentisti mund të vendosë urën e krijuar sipas mungesave në gojën tuaj.

Nëse jeni të mërzitur nga lëvizja e protezës në gojën tuaj, zgjidhja më e mirë do të ishte vendosja e implantit dhe protezat e fiksuara nëpërmjet implanteve.

Nëse ju jeni të interesuar në implantet dentare është mirë të kontrolloheni në klinikën tonë dhe të diskutoni me dentistët tanë për mënyrat e ndryshme të implementimit.
Nëse gjendja juaj shëndetsore e gojës, mishrave dhe nofullës është e mirë implanti mund të jetë një mundësi e mirë për ju.

Ju do të kontrolloheni nga dentistët tanë paraprakisht.

Panoramex
çmimi
10.00€

Fotografi e detajuar panoramike për të parë në mënyrë të qartë të gjitha strukturat anatomike të gojës përmes programeve të përshtatshme.

3D Radioskopi
çmimi
60.00€

Me këtë arrihet vlerësimi i cilësisë së eshtërave rreth zonës së implanteve për të parë të gjitha strukturat anatomike nga kënde të ndryshme.

Jeni në kërkim të një trajtimi dentar kualitativ dhe të përballueshëm? Rezervoni një vizitë.