Në klinikën tonë ju do të gjeni këto shërbime për sa i përket protetikës:
- Mbushje porcelani Inlay-Onlay
- Mbushje Zirkoni, Inlay-Onlay
- Protezë totale e thjeshte (lart-poshte)
- Protezë totale me injeksion (lart poshte)
- Protezë totale me injeksion (larte ose poshte)
- Protezë parciale e skeletuar
- Këllëf Porcelan-Metal
- Këllëf Porcelan-Zirkon (CAD-CAM)
Proteza të plota
Protezat mund të jenë tradicionale të plota ose të menjëhershme. Protezat tradicionale vendosen kur nuk ka dhëmbë të tjerë dhe mishërat e dhëmbëve janë shëruar dhe forcuar. Proteza të tilla janë gati për tu vendosur deri në të 8 javë pasi dhëmbët janë hequr.
Ndryshe nga këto lloj protezash protezat e menjëhershme janë krijuar përgatitur paraprakisht dhe mund të vendosen menjëherë pasi dhëmbët të janë hequr. Si pasojë personi nuk mbetet pa dhëmbë ndërkohë që mishi forcohet në zonën ku ka patur shkulje. Sidoqoftë kockat dhe mishrat ngjeshen me kalimin e kohës, veçanërisht në periudhen e shërimit të mishrave pas shkuljes së dhëmbit. Ky është disavantazhi kryesor i protezave të menjëhershme.
Proteza të pjesshme elastike
Një protezë e pjesshme zakonisht përbëheht nga disa dhëmbë zëvëndësues të lidhura me një bazë në ngjyrën e mishit pranë dhëmbëve e cila zakonisht vendoset dhe kapet në gojë me një kapëse metali me dhëmbët e tjerë.
Protezat e pjesshme vendosen kur në nofullën e sipërme ose të poshtme ka disa dhëmbë natyral ku mund të mbështetet proteza. Dhëmbë të kapur me njëri tjetrin mund të vendosen edhe me ura dentare duke u kapur me dhëmbët ngjitur. Urat dentare kapen te kurorat e dhëmbëve ngjitur dhe bëjnë që ata të mos zhvendosen më me njeri tjetrin duke i penguar të deformojnë gojën.
Protezat e pjeshme mund të hiqen dhe kanë kapëse të brëndshmë që i bëjnë ta mbështeten në gojë ndryshe nga urat të cilat kapen vetëm në kurorat e dhëmbëve të ngjitur.
Kjo i bën të duken më natyrale.
Urat dentare
Urat dentare përdoren kur në gojë kemi dhëmbë të shëndetshëm por kemi edhe mungesë të një ose më shumë dhëmbësh. Dhëmbët e njëpasnjëshëm kapen te kurorat e dhëmbëve të tjerë në formë ure dhe zënë hapësirën e lënë bosh nga dhëmbët që mungojnë.
Një urë është e përbërë nga dy ose më shumë kurora për dhëmbët nga të dyja anët e hapësirës duke krijuar pika mbështetëse dhe dhëmbë fals në mes të tyre.
Dhëmbët fals të mesëm të cilët mbështeten te ura mund të ndërtohen nga një varietet matierialesh, porcelan, ar, etj…
Urat dentare mbështeten te dhëmbët natyrorë ose implantet.
Këllëf zirkonium ose metal porcelani
Kurora ose këllëfi është një formë artificiale e pjesës përreth dhëmbit e krijuar sipas modelit të dhëmbit për tu futur në pjesëzën e mbetur të dhëmbit i cili është parapërgatitur më parë duke e bërë më të fortë dhe duke i dhënë formën e një dhëmbi natural.
Kurorat janë ideale për të ristauruar dhëmbët që janë thyer, janë dobësuar nga prishjet, ose kanë nevojë për mbushje shumë të mëdha. Kurora mund të përdoret edhe për raste te tjera si psh humbja e ngjyrës së dhëmbit, keni pak pjesë dhëmbore por rrënjë të shëndoshë, apo për të kapur një urë ashtu si duhet.