Në klinikën tonë kryejmë një shumëllojshmëri trajtimesh rindërtuese për të riparuar, dëmtime dhëmbi, thyerje dhëmbi, sipërfaqe të dëmtuara të dhëmbit etj…
Mbushja e dhëmbëve
Humbja e smaltit është një element kyç në prishjen e dhëmbit. Dhimbjet nga këto prishje mund të zhduken menjëhere sapo dhëmbi i prishur i futet procedurës së mbushjes.
Në raste të tjera ku prishja dhe dëmtimi është më i madh nevojiten procedura të tjera si, kellëf porcelani, implante dentare, trajtimi i rrënjëve, rikonstruksion me vida metali.
Një gamë më e plotë e terapive dhe trajtimeve të restaurimit është si më poshtë:
- Mbushje pa heqje nervi me 1 sipërfaqe
- Mbushje pa heqje nervi me 2 sipërfaqe
- Mbushje pa heqje nervi me 3 sipërfaqe ose me vida parapulpare (masive)
- Faseta me kompozit
- Rikonstruksion me 1 vidë metali, për këllëf
- Rikonstruksion me 2 vida metali për këllëf
- Rikonstruksion me vida fibër
- Mbushje me heqje nervi dhëmb me 1 kanal
- Mbushje me heqje nervi dhëmb me 1 kanal me vidë
- Mbushje me heqje nervi dhëmb me 2 kanale
- Mbushje me heqje nervi dhëmb me 2 kanale me vidë
- Mbushje me heqje nervi dhëmb me 3 kanale
- Mbushje me heqje nervi dhëmb me 3 kanale me vidë
- Seanca mjekimi të ndërmjetme tek dhëmbët me infeksion grada 4
- Mjekimi i dhëmbit me depophoreze 3 seanca
Në këto raste procedura fillon me kontrollin mjeksor për të zbuluar prishjen dhe dëmtimet që mund të kenë dhëmbët. Me tu zbuluar prishja ose dëmtimi merret një radiografi me rreze X për të analizuar më thellësisht dhëmbin e dëmtuar dhe sa i thellë është dëmtimi.
Pas egzaminimit të dhëmbit/dhëmbëve të dëmtuar dentisti do të ju rekomandojë për mundësitë që keni për tu trajtuar dhe trajtimin më të mirë duke u bazuar mbi vendin, prishjen, estetiken, forcën e kafshimit etj…
Në rastin e mbushjeve dentisti do të pastrojë dhe heqë pjesën e dëmtuar, do të trajtojë nëse është e nevojshme rrënjën, dhe pas trajtimit të kanaleve do të mbushë dhëmbin e prishur.
Në raste të tjera mund të jetë e nevojshme përdorimi i këllëfit (kurora) të cilët zëvëndësojnë kurorën natyrore të dhëmbëve, trajtimi me vida në rastin e thyerjeve apo implantet dentare në rastet e prishjeve tepër të mëdha apo kur edhe rrënjët janë të dëmtuar.